Do ta kuptosh se në mungesë të saj shtëpia jote do të digjet, vëllezërit tu do të vriten, librat tu do të shkrumbohen, kompjuteri yt do të vidhet, toka jote do të plaçkitet, e ti…
Shkruan: Korab Blakaj
Sot në Ditën e Fëmijëve babai yt të ka blerë një dhuratë të çmendur.
Mund të mos e pëlqesh tani, e mund të mos e kuptosh gjithashtu, apo mund edhe të gëzohesh pa e ditur pse.
Sidoqoftë, kur të rritesh do ta kuptosh!
Do ta kuptosh se në mungesë të saj shtëpia jote do të digjet, vëllezërit tu do të vriten, librat tu do të shkrumbohen, kompjuteri yt do të vidhet, toka jote do të plaçkitet, e ti…, e ti do të përfundosh e dhunuar, e plagosur, e therur kampeve të përqendrimit.
Pastaj do bëhesh objekt talljesh nëpër televizione, konferenca, simpoziume e asamble të botës.
Bija ime, ti ke lindur për të qenë e lirë, jeto e tillë, e mos u bëj kurrë viktimë!
Jeto gjithmonë me pushkën. Pushka pa ty është asgjë, por edhe ti pa pushkën je asgjë!
P.S
Kur një ushtri e një shteti nuk armatoset, fëmijët e tij janë në rrezik!