Në kohën kur po pritej të nisë takimi tre palësh në Bruksel , mes kryeministrit Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq me përfaqësuesit evropian, palët janë rikthyer në takime bilateral.
Kjo është hera e dytë që lideret e Kosovës dhe Serbisë po mbajnë takime të ndara me palën evropiane.
Borrell përfundon takimet e ndara me Kurtin e Vuçiqin
Kanë përfunduar takimet bilaterale të Shefit për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Tani pritet konfirmimi për takimin e përbashkët.
Para takimeve me Kurtin dhe Vuçiqin, shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, tha se pret që në takimin e sotëm të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë të diskutohet për arritjet në dialog, por edhe për nisjen e zbatimit të Marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit të raporteve.