Në Kuvendin e Republikës së Kosovës, sot është diskutuar për Projektligjin e Provimit të Jurisprudencës, transmeton Kosova Post.
Ministrja Albulena Haxhiu para deputetëve tha se ky projektligj synon avancimin e infrastrukturës ligjore për ngritjen e cilësisë dhe transparencës në fushën e jurisprudencës.
“…Tani puna e këtij komisioni sapo ka përfunduar dhe unë jap vlerësimet më të larta për punën që ka bërë Komisioni për Provimin e Jurisprudencës deri tani, edhe gjatë testimit të kandidatëve në provimin me shkrim por edhe në provimin me gojë. Pra, për herë të parë Komisioni për Provim të Jurisprudencës nuk e ka pas asnjë ndikim dhe asnjë presion, as nga presidenca, as nga kryetari i Kuvendit, qeveria apo ministria e Drejtësisë.
Prandaj i falënderohem në emër të Ministrisë së Drejtësisë për punën e mirë, sepse është koha e fundit ku njerëzit të cilët e meritojnë duhet ta kalojnë provimin, qoftë të Jurisprudencës apo provimet tjera vetëm ata të mirët ta kenë të mundshme këtë dhe jo njerëzit që kanë lidhje me partitë politike apo familjarët e tyre”, tha ministrja.
Sipas saj, me këtë provohet avancimi i infrastrukturës ligjore për ngritjen e cilësisë dhe transparencës në fushën e jurisprudencës./KosovaPost/