Qytetarët e Rusisë filluan të preferojnë Kilin, këtë herë shtetin e Amerikës së Jugut, për të marrë nënshtetësinë e dyfishtë, transmeton KosovaPost.
Shumë firma brokerimi kanë filluar të organizojnë “turne lindjeje” në Kili për fëmijët e tyre dhe qytetarët rusë që duan të marrin për vete shtetësinë e dyfishtë.
Sipas të dhënave të Bloomberg, 22 mijë qytetarë rusë vizituan Argjentinën në vitin 2022.
Argjentina u jep automatikisht shtetësinë fëmijëve të lindur në vend dhe prindërve të tyre përmes një procedure të thjeshtuar.
Pesë grave shtatzëna me kombësi ruse iu refuzua hyrja në vend shkurtin e kaluar në aeroportin e Buenos Aires.
U raportua se 5800 gra shtatzëna mbërritën në Argjentinë brenda pak muajsh për të lindur.
Thuhet se çmimi i turneve të lindjes të organizuara nga kompanitë ndërmjetëse në Kili është deri në 3 mijë dollar.