Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka marrë pjesë së bashku me veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Garën e Shenjëtarisë.
Këtë ish-kryeministri së bashku me veteranët e bëri për nder të Epopesë së Dukagjinit, njofton KosovaPost.
Lajmin e bëri të ditur Haradinaj përmes një postimi në Facebook.
“Me veteranët e UÇK-së, në Garën e Shenjtarisë e cila mbahet në nderim të Epopesë së Dukagjinit”, shkroi Haradinaj.
Po ashtu në fotot e publikuara të Haradinajt shihet se u shpërndanë edhe mirënjohje.