Kryetari i AKR-së, deputeti, Behgjet Pacolli, ka mirëpritur vendimin e Gjermanisë për njohjen e patenshoferëve të Kosovës.
“Shumë mirë që pas një procesi të gjatë të angazhimit për njohjen e patentshoferëve te qytetarëve të Kosovës nga shteti gjerman, kjo çështje tani ka arritur për miratim në bundestag”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e vet në “Facebook”.
Pacolli ka falënderuar për ketë vendim ish-kancelaren Merkel, qeverinë aktuale gjermane e veçanërisht ish ministrin e jashtëm Heiko Mass, me të cilin, sipas tij, filluan këtë proces me rëndësi për diasporën e Kosovës në Gjermani.
“Ish ministri Mass ishte mbështetës i madh i kësaj kërkese nga ana jonë dhe tani kam besim të plotë që kjo punë do të përmbyllet suksesshëm. Faleminderit Gjermani”, ka shkruar Pacolli