Zyrtarët e qytetit të Mariupol kanë deklaruar se pushtuesit kanë nisur të zhvarrosin trupat e varrosur në oborret dhe qendrat e banimit.
Sipas një postimi në rrjetet sociale të këshillit të qytetit, pushtuesit nuk po lejojnë banorët që të varrosin të afërmit e tyre, sipas BBC.
Ka 13 krematoriume të lëvizshme në Mariupol, sipas Ukrainës, dhe autoritetet e qytetit dyshojnë se rusët po përpiqen të mbulojnë krimet e luftës.
BBC nuk është në gjendje të verifikojë pretendimet, por shtatë javë bombardime të pamëshirshme ruse, uria dhe temperaturat e ulëta kanë shkaktuar mijëra viktima në Mariupol.abcnews.al