Takimi në mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti,dhe Ndihmëssekretari për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike të Departamentit të Shtetit Amerikan, James C. O’Brien, ka përfunduar.
Bashkë me zyrtarin e lartë nga Shtetet e Bashkuara ishte edhe abasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier.
Pas përfundimit të takimit nuk kishte deklaratë për media.
Para takimit ambasadori Amerikan, Hovenier ka shkruar se presin me padurim të zhvillojnë biseda për çështje kyçe dhe ta ritheksojnë përkushtimin e SHBA-së ndaj popullit të Kosovës.