Pas takimit që përfaqësuesit e OVL-UÇK-së zhvilluan me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare, Faton Klinaku, tha se nuk është arritur të bien dakord për kërkesat e tyre.
Për këtë, ai thotë se do të vazhdojnë edhe protestat e tyre deri në realizimin e këtyre kërkesave.
“Të kthehet pika 3.1, do të protestojmë derisa kjo çështje të rregullohet. Nëse këta e rregullojnë më mirë këtë çështje, është punë e qeverisë që të kontribuojë më shumë. Secila qeveri e ka për obligim por edhe dëshirë që të bëjë më mirë se që ka qenë, por i kemi thënë që s’mund ta prekni pikën 3.1”, tha Klinaku
Klinaku u shpreh se Kurti u ka premtuar që do t’ju dërgojë një propozim organizatave të dala nga lufta e UÇK-së me shkrim.