Shteti i Ukrainës dhe qytetarët e saj kanë marrë një përkrahje masive morale nga skuadrat e Premier League.
Para ndeshjes mes Everton dhe Manchester City, disa pamje të mahnitshme janë parë nga lojtarët e të dyja skuadrave.
Lojtarët e të dyja skuadrave u futën në ndeshje me fanella speciale dhe flamuj të Ukrainës, duke bërë thirrje për ndalje të luftës, përcjell lajmi.net.
Atmosferës nuk iu përmbajt dot Zinchenko, i cili shpërtheu në lot.
Edhe Mykolenko i Everton ishte po ashtu jashtëzakonisht i emocionuar.