Një përleshje mes disa personave ka ndodhur këtë të premte në Viti, ku me mjete të forta janë lënduar katër prej tyre.
Tre nga të lënduarit janë dërguar në Qendrën Emergjente në Gjilan, ndërsa i katërti është transferuar për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
“Drejtoria Rajonale Gjilan, Stacioni Policor Viti sot me datë 25.11.2022 rreth orës 17:10 ka pranuar informatë se në një rrugë në qytetin e Vitisë ka ndodhur nje përleshje fizike në mes të disa persoana”, ka thënë ai.
“Në këtë rast katër persona dyshohet se kanë pësuar lëndime trupore nga mjete të forta. Tre (3) nga të lënduarit janë dërguar në qendrën emergjente në Gjilan, ndërsa njeri nga të lënduarit për shkak të lëndimeve të pësuara është transferuar në QKUK Prishtinë”.
Tutje, Hashani ka bërë të ditur se njësitet policore menjëherë i janë përgjigjur rastit dhe kanë arrestuar tre të dyshuar, ndërsa dy të dyshuar tjerë të cilët janë të njohur për policinë, janë në kërkim.
“Për rastin është i njoftuar prokurori i shtetit. Rasti po hetohet nga Policia e Kosovës, hetimet Rajonale në Gjilan”, ka përfunduar ai.