Kandidatët për kryetar të Prishtinës, në Debat përnime janë përplasur në lidhje me ndërtimet në zonën e liqenit të Batovcit.
Fillimisht kandidati për kryetar të Prishtinës nga LDK-ja, Përparim Rama tha se nuk do të lejojë ndërtime në Badovc.
Pas kësaj deklaratë reagoi kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, Arben Vitia tha se nuk e di nëse ka ndryshuar ose jo koncepti i kundërkandidatit të tij për ndërtimet ne Batovc, duke përmendur projektin e Ramës si arkitekt muaj më parë për ndërtimet në atë zonë që ishin pezulluar.
“Përveç që ka pasur një plan për të ndërtuar aty, një plan i cili ka qenë komplet jo i ligjshëm dhe ka pasur për qëllim të ndërtohet dhe të betonizohet një zonë e Badovcit, ku përveç prishjes së natyrës, natyrisht është rrezikuar cilësia e ujit në atë pjesë”, tha ai.
Përparim Rama tha se nuk do të lejojë ndërtime në Badovc.Pas kësaj deklaratë reagoi kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, Arben Vitia tha se nuk e di nëse ka ndryshuar ose jo koncepti i kundërkandidatit të tij për ndërtimet ne Batovc, duke përmendur projektin e Ramës si arkitekt muaj më parë për ndërtimet në atë zonë që ishin pezulluar.
“Përveç që ka pasur një plan për të ndërtuar aty, një plan i cili ka qenë komplet jo i ligjshëm dhe ka pasur për qëllim të ndërtohet dhe të betonizohet një zonë e Badovcit, ku përveç prishjes së natyrës, natyrisht është rrezikuar cilësia e ujit në atë pjesë”, tha ai.
Kurse, kandidati Rama tha se kjo nuk është e vërtetë dhe se projekti ka qenë legal.“Është totalisht jo e vërtetë z. Vitia, projekti ka qenë totalisht legal dhe kam punuar pikërisht kur ju keni qenë si pjesë e Qeverisë aty kemi filluar procesin.
Vitia tutje i tha Ramës se “ka qenë për të ndërtuar në Badovc në kundërshtim me ato që sapo thatë se nuk do të ndërtoni në Badovc”, ndërsa Rama tha se “tash nuk ndërton”, por si arkitekt ka insistuar që në atë ndërtim të mbrohet natyra.
Të ftuar në DebatPernime janë kandidatët që kanë shkuar në balotazh në Prishtinë, Arben Vitia nga Lëvizja Vetëvendosje (VV) dhe Përparim Rama nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK).
Sipas rezultateve përfundimtare të KQZ-së për rundin e parë të zgjedhjeve që janë mbajtur më 17 tetor, kandidati i LVV-së, Arben Vitia ka marrë 42.5% të votave, kurse Përparim Rama nga LDK ka siguruar 29.2%