Një autobus është aksidentuar në veri të Afrikës së Jugut si pasojë kanë vdekur 45 pelegrinë që udhëtonin nga Botsvana për festimet e Pashkëve të enjten, thanë autoritetet.
E mbijetuara e vetme është një vajzë tetëvjeçare që po trajtohet aktualisht në spital.
Policia e Afrikës së Jugut tha se 31 pasagjerë femra dhe 15 meshkuj nga Botsvana vdiqën në aksident, pasi shoferi humbi kontrollin dhe u përplas me barrierat në një urë pranë Mamatlakala. Autobusi kaloi mbi urë dhe u përplas në tokë poshtë, duke marrë flakë.
“Autoritetet janë ende duke kërkuar në vendin e ngjarjes për më shumë trupa”, tha policia në një deklaratë.
“Vetëm 34 trupa janë gjetur deri më tani. Nga 34, vetëm nëntë janë të identifikueshëm”, shkruan Reuters, transmeton kk.