Kina është e aftë të kalojë Rusinë dhe Amerikën në fuqinë ushtarake në vitet e ardhshme, tha zëvendëskryetari i Komitetit të Shefave të Shtabit të Forcave të Armatosura të SHBA-së, gjenerali John Hayten, transmeton Kosova Post.
Hayten, gjatë takimit me Grupin e Komentatorëve Ushtarak të Uashingtonit, është pyetur nëse Pentagoni beson se kërcënimi kryesor potencial për Amerikën tani nuk është Rusia, por Kina, për shkak të rritjes së shpejtë të potencialit të saj ushtarak.
Duke u përgjigjur rreth pyetjes në fjalë, Gjernerali Hayten, tha se Rusia ende mbetet kërcënim , ndërsa ka mbi një mijë koka bërthamore nukleare.
“Rusia është ende kërcënimi më i drejtpërdrejtë sepse ka pak a shumë 1550 koka bërthamore të vendosura, të cilat janë të drejtuara kundër nesh. Kurse Kina ka rreth 20 për qind të këtij potenciali bërthamor”, ka thë Hayten.
Sipas tij, Shtetet e Bashkuara duhet të shqetësohen për Rusinë, por Kina është një kërcënim i madh.
“Megjithatë, “kërcënimi në progres” është një term i mirë për Kinën, sepse ritmi me të cilin Pekini po lëviz në sferën e zhvillimit ushtarak është thjesht befasues. Në bazë të rrugës që ka marrë Ushtria Popullore Çlirimtare e Kinës, mund të konkludohet se ato do të tejkalojnë Rusinë dhe Amerikën dhe kjo do të ndodhë nëse ne nuk bëjmë diçka për ta ndryshuar atë situatë”, theksoi ai.
Siç parashikoi ai, “nëse bëhet fjalë vetëm për Shtetet e Bashkuara”, pa aleatët e tyre të huaj, atëherë situata “do të bëhet problematike brenda pesë viteve”, ka thënë gjenerali, pa e sqaruar saktësisht se çfarë ka or nuk ka dhënë detaje se çfar. Megjithatë, ai nuk ka shpjeguar se çfarë saktësisht ka dashur të thotë me këtë, shkruan sputnik.Në këtë drejtim, ai apeloi për vazhdimin e negociatave ndërinstitucionale ruso-amerikane për stabilitetin strategjik dhe bëri thirrje për nisjen e një dialogu ushtarak midis Uashingtonit dhe Pekinit në format të plotë.sh.o./Kosova Post/