Pesë persona janë rrahur mes vete në fshatin Sllatinë e Vogël në Fushë Kosovë pas një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor.
Policia bën të ditur se lëndime trupore kanë pësuar pesë të dyshuarit dhe një viktimë e mitur.
“Raportohet se pas një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor janë rrahur mes veti me mjete të forta pesë meshkuj kosovarë. Lëndime trupore kanë pësuar pesë të dyshuarit si dhe një viktimë e mitur femër kosovare. Me vendim të prokurorit pesë të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.