Zëdhënësi i Kremlinit, Dimitry Peskov, tha se vendosja e pajisjeve ushtarake ruse dhe njësive të ushtrisë në territorin e vendit është ekskluzivisht çështje e Moskës, transmeton Kosova Post.
Peskov, iua tha gazetarëve sot që të mos humbin kohë duke lexuar lajme të rreme, siç është raporti i një media amerikane për grumbullimin e pajisjeve ushtarake ruse “afër kufijve me Ukrainën”.
“Nuk ia vlen të komentohet cilësia e këtyre raporteve dhe përgjithësisht lajme të tilla duhen injoruar. Raportet flasin për kufirin me Ukrainën, por tregojnë kufirin me Bjellorusinë. Vetë cilësia tregon më së miri se nuk duhet humbur kohë duke u njohur me lajme të tilla të rreme të cilësisë së dobët.” tha Peskov duke komentuar një artikull të botuar në portalin amerikan “Politiko” dhe të transmetuar nga agjencia ruse TAS S.sh.o./Kosova Post