Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq ka reaguar ndaj urimit të Ambasadës së Britanisë për njojken nga Kenia.
Ai i ka reaguar drejtpërdrejt ambasadorit të Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves.
Petkoviq në reagim, ka paralajmëruar tërheqje të reja të njohjeve të Kosovës.
“Supozoj se ambasadori Jonathan Hargreaves do ta përgëzojë edhe Beogradin, kur të bëhen tërheqjet e reja të njohjes së Kosovës. E di sa shumë ju intereson e drejta ndërkombëtare!”, ka shkruar Petkoviq.g.e.