Gjatë ditës së sotme është paralajmëruar të mbahet protesta e radhës e Njesisë Specile Intervenuese.
Mirëpo kjo protestë është pezulluar.
Kjo pas takimit që është zhvilluar ndërmjet Drejtorit të Përgjithshëm të PK-se, me NJSI dhe NJTME.
Njoftimi i plotë:
Njësia Speciale Intervenuese (NJSI), Njësia për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive (NJTME) dhe njësi tjera të Policisë së Kosovës, bazuar në Ligjin Nr.08/L-166 për Tubime Publike, përmes njoftimit zyrtar kishin paralajmëruar mbajtjen e protestës për sot me 07.11.2023, nga ora 12:00, në sheshin Skënderbeu në Prishtinë, por e njëjta tani është pezulluar.
Pas takimit të Drejtorit të Përgjithshëm të PK-se, me NJSI dhe NJTME, është marrë vendim që të pezullohet përkohësisht protesta e paralajmëruar për sot 07.11.2023, në ora 12:00.
Deri te pezullimi i protestës ka ardhur pasi Drejtori i Përgjithshëm i PK-së, i shoqëruar nga menaxhmenti i PK-së, gjatë takimit me këto njësi i ka informuar se Kryeministri i Republikës së Kosovës ka premtuar që javën e ardhshme do ti pres në takim zyrtar menaxhmentin e PK-se së bashku me përfaqësuesit e këtyre njësive, për ti diskutuar kërkesat e tyre, respektivisht për të gjetur një zgjidhje.
Andaj, protesta e paralajmëruar për sot është pezulluar deri në ndonjë vendim tjetër.