Shoqata Sindikale e Punëtorëve Shëndetësor të QKUK-së njofton anëtarësinë, infermierët, mamitë dhe profesionistë tjerë shëndetësor që pas zhvillimeve të fundit e pezullon protestën e paralajmëruar për sot nga ora 12:00.
Pas takimi të Kryetares së FSSHK, Tevide Imeri me Ministrin e Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, Rifat Latifaj, i njëjti është zotuar për rishqyrtimin e urdhëresave përmes të cilave diskriminohen infermierët, mamitë dhe profesionistët tjerë shëndetësor në QKUK.
Në këtë takim janë dakortuar që të krijohet shpejtë një Grup Punues për rishqyrtim dhe hartim, qoftë edhe të urdhëresave të cilat në realitet do kishin efekt pozitiv në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve, mirëpo duke mos i diskriminuar dhe ngarkuar edhe më tepër infermierët në QKUK, të cilët edhe ashtu janë skajshmërisht të mbingarkuar.
Kryesia e Sindikatës së Punëtorëve Shëndetësor të QKUK ka vendosur që deri në rishqyrtimin e këtyre urdhëresave dhe krijimin e Grupit Punues, të ftoj të gjithë antarësinë, infermierët, mamitë dhe profesionistët tjerë shëndetësor që MOS I ZBATOJNË katër ( 4 ) pikat e urdhëresave të cilat i konsiderojmë diskriminuese, denigruese dhe që kanë elemente të përdorimit të standarteve të dyfishta në raport me komunitetet tona.