Çështja e tatimit në pronë ka shkaktuar përplasje të ashpra mes Qeverisë dhe opozitës në Kuvend.
Një deklarim i ministrit të Financave, Hekuran Murati, se akterë të opozitës nuk po thonë të vërtetën sa i përket temës në fjalë, konkretisht faktit se “Qeveria e ka rritur tatimin në pronë”, ka shkaktuar reagimin e irritimin e deputetit, Avdullah Hoti.
Kjo qasje, sipas ish-kryeministrit Hoti, është gabim i madh. Hoti u shpreh i frustruar me këtë mënyrë të të folurit nga Murati. Në një moment, Hoti iu drejtua Muratit duke i thënë “mos ma përmend as emrin as mbiemrin”.
“S’e di a ka mbet deputet i opozitës që nuk është mbet pa u fy nga ky ministër. Unë po mundohem me gjet një zgjidhje në Komision dhe në fjalimin e tij, ti s’po len hapësirë me të respektu si njeri se le më si minister. Ti s’komunikon me njeri të gjallë në ministri. Ti e ke marrë vesh për faturat kur ne e kemi ngritë si problem. Çka është ky komunikim, mos ma përmend as emrin as mbiemrin në komunikimet e ardhshme”, tha Hoti.