Ju prezantojmë me platformën “Për Familjen dhe Jetën” e cila është iniciativë e shumë OJQ-ve dhe individëve në Kosovë, dhe vjen si rrjedhojë e iniciativës për miratimin e Kodit Civil të Kosovës, ku ndër të tjera ka disa paragraf qe ne nuk pajtohemi me to dhe mendojmë se duhet të ketë debat më të gjerë para se ky Kod të kalon në hapa të mëtutjeshëm.
Kjo platformë ka për qëllim promovimin e vlerave tradicionale dhe rëndësinë e familjes në jetën tonë shoqërore dhe publike.
Që nga zhvillimi i logos kemi dashur të përçojmë mesazh të dashurisë, bashkimit, mirëkuptimit dhe lojalitetit të vlerave tona tradicionale kombëtare, e asnjëherë ndasi, urrjetje, nënçmim apo armiqësi.
Njeriu për nga natyra është qenie sociale dhe nuk mund të jetojë i vetëm. Ura lidhëse ndërmjet njeriut si individ dhe shoqërisë është familja.
Njeriu e mëson artin e sjelljes në shoqëri nëpërmjet familjes dhe nëse nuk ekziston familja realisht nuk do të ekzistojë as shoqëria, vetëm do të ketë një grumbull njerëzish të cilët për të qëndruar së bashku do të trillojnë raporte të ndryshme.
Për të ekzistuar individi dhe shoqëria duhet të ekzistojë familja natyrore. Familja natyrshëm ngrihet mbi martesën ndërmjet një burri dhe një gruaje. Kjo është esenca antropologjike e themelit të ekzistencës së fëmijëve. Pra, çdo devijim nga kjo do ta cenoj institucionin familje.
Për këtë jemi pro çdo vlere e cila e ruan dhe e ndërton shoqërinë dhe jemi kundër çdo cenimi i cili cenon ekzistencën e familjes.
#PerFamiljen #PerJeten