Paul Pogba dhe drejtuesit e skuadrës së Manchester United duket të jenë larg një marrëveshje të mundshme që lojtari të qëndroj tek skuadra e “Djajëve të Kuq”, shkruan KosovaPost.
Probleme në lidhje me kontratën e meshfushorit francez janë shfaqur që kur ka filluar sezona e re, kështu duke çuar larg një marrëveshje të mundshme në mes lojtarit dhe klubit që ta vazhdojnë kontratën.
Pogba ka një kontratë të vlefshme deri më qershor të vitit 2022, i cili nuk po mendon të e zgjas atë, megjithatë klubi i ka ofruar atij një parakontratë, që do të thotë të nënshkruaj vetëm këtë sezonë, pra mos ta prishë kontratën gjatë sezonës.
Lojtari francez është duke u kërkuar nga klube të mëdha, siç është skuadra e Juventus, ku ishte një kohë lojtari tek i njëjti klub.
Megjithatë, PSG dhe Real Madrid janë të interesuar për shërbimet e tij.
Lojtari francez njërën anë mund ta zgjedhë skuadrën nga Torino ngase është një ambient më i njohur i tij, kështu që mund të jetë përsëri lojtari i rikthyer i “Biaconerëve”.