Paul Pogba e ka nisur shumë mirë edicionin e ri.
Francezi ka bërë pesë asistime në tre ndeshjet e para të Premier Ligës, transmeton lajmi.net.
Megjithatë, futbollisti nuk ka vendosur ende që të rinovojë kontratën me Manchester United që i skadon në qershor të vitit 2022.
Sipas mediave angleze, “Djajtë e Kuq” gjatë këtyre muajve do ti bëjnë ‘presion’ yllit të tyre që të rinovojë kontratën, në të kundërtën ai do të shitet në merkaton e dimrit që hapet në janar.
Gjiganti anglez nuk dëshiron ta humbë Pogban si futbollistë të lirë verën e ardhshme, prandaj ai do të shitet dimër nëse nuk nënshkruan kontratën e re deri atëherë.
Në ndërkohë interesim për 28-vjeçarin ka shprehur prej kohësh Real Madrid që dëshirojnë të nënshkruajnë me të vitin e ardhshëm falas.