Mbrëmë dyshohet se aksidentalisht ka vrarë vetën një polic në fshatin Zllatar të Prishtinës.
Fillimisht është dyshuar se një polic aksidenalisht ka shkrepur armën dhe ka marrë plagë të rënda, duke humbur kështu jetën, njofton Klankosova.tv.
Mësohet se polici i vrarë ishte 25 vjeç dhe se Policisë së Kosovës iu bashkua rreth tre muaj më parë.