Policia e Kosovës njofton se ka gjetur të vdekur në banesën e saj në Prizren një viktimë, femër.
Sipas policisë, viktima është gjetur dje rreth orës 13:30.
“Rr. Hajdar Shala, Prizren 25.01.2021 – 13:30. Raportohet se viktima femër kosovare është gjetur pa shenja jete në banesën e saj. Në vendin e ngjarjes, kanë dalë njësitet përkatëse policore, ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet ne IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës.