Policia e Kosovës ka arrestuar një person i cili po kërkohej nga INTERPOLI, pasi që ai dyshohet për kultivim të bimëve narkotike, transmeton KosovaPost.
Arrestimi i tij u realizua sot, ndërsa i dyshuari po kërkohej nga autoritetet e Shqipërisë.
Me vendim të prokurorit i prangosuri u dërgua në mbajtje, për procedura të mëtejshme ligjore.
“Policia e Kosovës ka një bashkëpunim të shkëlqyer me institucionet ndërkombëtare të zbatimit të ligjit si dhe ky bashkëpunim do të vazhdoj në frymën e besimit dhe bashkëpunimit edhe në të ardhmen në funksion të parandalimit dhe luftimit të kriminalitetit në përgjithësi”, shkruan në komunikatën e policisë”, thuhet në kumtesë.


























