Policia e Kosovës ka pranuar një informatë se në Leposaviq është një depo në të cilën dyshohet se ndodheshin mallra pa dokumente përkatëse, përcjell KosovaPost.
Njësitet policore kanë dal në vendin e ngjarjes dhe gjatë kontrollit në depo janë gjetur dhe sekuestruar:
500 litra pije alkoolike (verëra të ndryshme ,birra);
200 litra pije joalkoolike;
450 litra vaj;
500 kg sheqer;
300 kg produkte konditorike;
10 boksa cigare pa banderola.
Depo ishte në pronësi të një të dyshuarit mashkull kosovarë, ndërsa dyshohet se i njëjti ka kryer veprën penale “Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore ose tarifave akcizore” Neni 312 i KPRK-së.
Lidhur me rastin të gjitha veprimet hetimore kanë qenë në koordinim me Prokurorinë Themelore ne Mitrovicë.