Nderim Haklaj nga Deçani po kërkohet nga Policia e Kosovës. Kjo e fundit nëpërmjet një njoftimi, ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij, shkruan Kosova Post.
Veprat penale të cilat rëndojnë mbi të dyshuarin janë të shumta. Ai po kërkohet për: Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve dhe zjarrëvënie.
Në kërkesën për bashkë “kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”./KosovaPost/