Policia e Kosovës njofton se kanë bastisur katër lokacione në veri të Kosovës në lidhje me rastin e thirrjes për rezistencë, me ç’rast kanë ndaluar dy persona, derisa personi i tretë është ende në kërkim.
Ngjarja ka ndodhur në orët e pasdites së sotme, bën të ditur për RTKlive, Veton Elshani, zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut.
“Sot gjatë orëve të pasdites në Mitrovicën e Veriut i kemi bastisur 4 lokacione në lidhje me rastin e thirrjes për rezistencë dhe i kemi ndaluar dy persona, ndërsa jemi në kërkim edhe të një personi të tretë. Pas intervistimit të tyre do të vendoset për veprimet e tjera. Të dyshimtët e ndaluar janë: G.K. (1978) dhe D.S.(1971)”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.