Policia në Lipjan i ka dërguar tek prindërit e vet dy fëmijë të cilët kërkonin lëmoshë në rrugë, përcjell KosovaPost.
Më pas, prindërit e tyre janë intervistuar nga policia dhe në konsultim me prokurorin për të mitur, rasti shkon në procedurë të rregullt.
“Rr.Fehmi Agani, Lipjan 23.12.2021-21:40.Raportohet se në cilësinë e të dyshuarve janë intervistuar prindërit e dy fëmijëve të (mitura) femra kosovare të janë takuar duke kërkuar lëmoshë dhe të njëjtit janë dërguar te prindërit e tyre. Në konsultim me prokurorin për të mitur, rasti shkon në procedurë të rregullt”, njofton policia.