Policia izraelite sërish bastisi Xhaminë Al-Aksa pas namazit të sabahut, duke përdorur plumba gome dhe bomba zhurmuese, transmeton KosovaPost.
Një grup të rinjsh palestinezë u mblodhën në oborrin e Xhamisë Al-Aksa në Jerusalemin Lindor të pushtuar hodhën gurë në drejtim të policisë.
Policia izraelite hyri në xhami dhe u përgjigj me bomba zhurmuese dhe plumba gome.
E vendosur në grupe jashtë portave të Xhamisë Al-Aksa, policia izraelite qëlloi me plumba gome në intervale ndaj të pranishmëve në oborrin e xhamisë.
Ka pasur përleshje të herëpashershme midis policisë izraelite që ka mbyllur portat e Kompleksit Al-Aksa dhe palestinezëve të mbledhur te portat. Deri më tani është ndaluar një palestinez.
Forcat izraelite ndërhyjnë me plumba gome ndaj palestinezëve në Al-Aksa | TRT Shqip
Forcat izraelite gjatë bastisjes së fundit në Kompleksin Al-Aksa përdorën bomba zhurmuese dhe plumba gome kundër palestinezëve.
Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze, e cila ndihmoi të plagosurit, raportoi se të paktën nëntë palestinezë u plagosën në ndërhyrjen e policisë izraelite.
Mijëra myslimanë falën namazin e sabahut në Xhaminë Al-Aksa në Jerusalemin Lindor të pushtuar.
Forcat izraelite kanë bastisur gjithashtu xhaminë pas namazit të sabahut më 15 prill dhe ndërhynë ndaj palestinezëve me bombazhurmuese, gaz lotsjellës dhe plumba gome.
Në këto ngjarje pesëmbëdhjetë palestinezë u plagosën dhe qindra të tjerë u arrestuan.
Ndërhyrja e policisë izraelite dhe përdorimi i forcës në Xhaminë Al-Aksa tërhoqi zemërim ndërkombëtar./trt