Policia izraelite hapi zjarr në zonën e qytetit të vjetër të Jerusalemit Lindor dhe ka qëlluar për vdekje një palestinez, transmeton KosovaPost.
Sipas policisë izraelite, në qytetin e vjetër ka ndodhur një tentativë për sulm të armatosur. Si pasojë e incidentit janë lënduar dy civilë dhe dy policë.
Mësohet se agresori është neutralizuar dhe në zonë janë dërguar forca përforcuese të sigurisë.
Televizioni publik izraelit “KAN” njoftoi vdekjen në spital të një prej civilëve të plagosur. Kurse sipas “Kanal-12”, i ndjeri ka qenë një kolon izraelit.
Mediat lokale pretendojnë se zjarri është hapur nga një palestinez, i cili është vrarë në vend.
Ndërkohë, dëshmitarët okularë raportojnë se policia izraelite ka bllokuar hyrjen në Xhaminë Al-Aksa dhe në Qytetin e Vjetër të Jerusalemit./trt