Policia ka njoftuar se dje në rajonin e Mitrovicës ka konfiskuar katër armë, më saktësisht në Skënderaj dhe Vushtrri.
Janë arrestuar tre persona, por më pas janë liruar në procedurë të rregullt.
“Ne orës e pasdites, policia në Skenderaj ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri, njësit policore kanë arritur ti lokalizojnë dy vende të ndryshme se ku ka pasur të shtëna ku dhe kishte ahengje, si prove materiale janë konfiskuar tri armë zjarri të llojit pistoletë në dy lokacione e ndryshme. Janë arrestuar dy persona të dyshuar B.H., 68 vjeçar dhe A.S., 36 vjeçar, të cilët dyshohet se kanë përdorur armët, ndërsa pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit, të dy të dyshuarit janë liruar në procedure të rregullt. Ndërsa rreth orës 20:30 policia në Vushtrri ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri, njësit policore kanë arritur ta lokalizojnë vendin ku ka pasur të shtëna, ku personi i dyshuar e pranon se në shenje gëzimi edhe ka shtënë. Si provë materiale është konfiskuar një armë zjarri e llojit pistoletë. Personi i dyshuar M.M., 47 vjeçar është arrestuar dhe pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.:
Ndaj të dyshuarit të parë dhe të dytë është iniciuar rast për “Mbajtje në pronësi, kontroll të paautorizuar të armës” dhe “Përdorim i armës” , kurse ndaj të dyshuarit të tretë “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.