Policia e Kosovës ka konfiskuar sasi të konsiderueshme armësh gjatë operacionit të sotëm në veri, në të cilin ka kontrolluar dy lokacione, njëri në pronësi të Marjan Radojeviqit e tjetri të Zarko Cvetkoviqit.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Veton Elshani në një konferencë për media tha se në kuadër të aktiviteteve operative në bashkëpunim me AKI-në dhe qytetarët, kanë arritur t’i identifikojnë dy lokacione me armatim të fshehur, nga ish-pjestarë të Mbrojtjes Civile dhe pjesëtarë të grupit terrorist të Banjskës.
Ai tha se lokacioni i parë është në veri të Mitrovicës, në afërsi të Tre Rrokaqiejve dhe se ndërlidhet me personin në kërkim, Marjan Radojeviq, ndërsa lokacioni tjetër është në rrugën “Qeta e Minatorëve”, në veri i Mitrovicës qe ndërlidhet me subjektin në kërkim Zarko Cvetkoviq.
Armët e konfiskuara:
Lokacioni 1:
• 3 Arme të gjata AK-47
• 4 Karikatorë me 60 fishekë
• 1 krehër me 11 fishek
• 1 këllëf revole
• 1 çantë ushtarake
Lokacioni 2 :
• 1 rrip brezi me 25 fishek për armë gjuetie.
• 23 fishekë për armë gjuetie
• Pistolete TT me 1 karikator me 8 fishekë
• 3 karikatorë me nga 8 fishekë
• 2 karikatorë në fotrollë
• 28 fishekë për armë të gjatë
• 10 kreher me fishekë të armës së gjatë (99 fishekë)
• 1 kuti me fishekë 7×62
• 4 pastruese të armës
• Kuti me lëndë të dyshimtë
• Armë e gjatë me bajonetë
• 1 pistoletë me 2 karikatorë me nga 8 fishekë 7×62 dhe 1 fotroll.
• Çantë e zezë me pajisje për pastrim te armës
• 2 kutia me nga 50 fishekë 7×62
• 3 karikatorë me fotrolla me nga 8 fishekë
• Armë e gjatë gjuetie me çantë.
• Iriq metalik
• Jelek i brendshëm Antiplumb
• 30 copë mjet i dyshuari Eksploziv TM 100
• 1 Uniformë
• Çantë e zezë me pajisje të ndihmës së parë
• Adapterë për radiolidhje