Me qëllim të zbatimit të vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka njoftuar se që nga data 17 e deri më datën 23 maj, ka realizuar disa aktivitete në këtë rajon, shkruan Kosova Post.
Më konkretisht, policia në Ferizaj, sipas një njoftimi për media, ka shqiptuar 400 gjoba për mosrespektim të bartjes së maskës, ndërsa për ata që nuk e kanë respektuar qarkullimin e lëvizjes janë gjobitur 20 qytetarë.
Po ashtu, bëhet e ditur se për mungesë të respektimit të masave anti-covid-19, janë mbyllur disa lokale:
“Gjoba për masat e përgjithshme dhe të veçanta, COVID-19: Mosrespektim i bartjes së maskës-400, mosrespektim i qarkullimit të lëvizjes-20, lokale për krijimin e kushteve dhe mbajtjen e distancës-1, lokale të kontrolluara-192, lokale të mbyllura-4. Këto masa, në masë të madhe po respektohen nga shumica e qytetarëve të cilët edhe i falënderojmë, por janë hasur edhe persona të cilët nuk i kanë përfillur të njëjtat”.
Policia e këtij rajoni, shprehet e përkushtuar në përmbushjen e detyrave që i shtrohen, në mënyrë të veçantë, në respektimin e Ligjit për Pandeminë./KosovaPost/