Policia e Kosovës është në kërkim të një gruaje të zhdukur në lumin Ibër.
Këtë e konfirmoi zëvendës-drejtori për rajonin e veriut, Veton Elshani për lajmi.net.
Elshani shtoi se autoritetet janë në kërkim të një gruaje për të cilën dyshohet se mund të jetë në atë pjesë.
“Jemi në kërkim. Na kanë lajmëruar për një grua të zhdukur dhe kemi marrë masat e nevojshme”, tha Elshani për lajmi.net


























