Policia e Kosovës ka hapur tender mbi gjysmë milioni euro për blerjen e motoçikletave.
Tenderi është i ndarë në disa lote me specifika të caktuara.
Policia po kërkon që të furnizohet me motoçikleta “Skuter” me benzinë, si dhe motoçikleta “Skuter” me bateri rimbushëse. Vlera e paraparë për këtë tender është 540 mijë euro, e ndarë në disa lote.
Tashmë, sipas njoftimit në platformën online E-prokurimi, është shpallur fituese një komani për furnizim me motoçikleta, me vlerë 71 mijë e 700 euro.
Kompania fituese është A motors Sh.P.K.
Ndërsa, sipas të dhënave në Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP), pjesa tjetër për furnizim me motoçkleta është duke i kaluar procedurat e prokurimit.