Zgjedhjet e rregullta për Kuvendin e Republikës së Kosovës do të mbahen me 9 shkurt.
Kështu ka njoftuar presidentja Vjosa Osmani e cila ka publikuar edhe dekretin për caktimin dhe shpalljen e zgjedhjeve të rregullta.
“Udhëzohet Komisioni Qendror i Republikës së Kosovës, t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës në përputhje me këtë Dekret dhe legjislacionin në fuqi”, thuhet në dokumentin e publikuar nga presidentja Osmani.
Dekreti hyn në fuqi në datën e nënshkrimit.