Policia e Kosovës tregon se një veturë ka goditur patrullën e tyre, ku këta të fundit e kanë tentuar ta ndalojnë për kontroll për kontrabandë në veri të vendit.
Sipas njoftimit, vetura që ishte në lëvizje ka goditur automjetin e policisë duke rrezikuar jetën e zyrtarëve në vendin e ngjarjes.
“Njësia policore e cila ka qenë në pikë kontrolli, gjatë realizimit të detyrave policore ka tentuar ta ndalojë veturën në fjalë, e cila gjatë lëvizjes ka goditur automjetin e Policisë së Kosovës duke rrezikuar drejtpërdrejt edhe jetën zyrtarëve policorë, të cilët për të neutralizuar rrezikun ndaj tyre kanë shtënë me armë zjarri”, vijon raportimi.