Shkruan: Ilir Kushi
Politika Çame ka dështuar. Intelektualët Çamë janë shitur në përgjithësi tek interesat financiare.
Shqiptarët e Çamërisë, detyra të tyre kishin njohjen e Gj.enocidit grek dhe Rikthimin në tokat e tyre.
Gj_enocidi grek ndaj Shqiptareve të Çamerisë dhe Rikthimi në vatrat e tyre është braktisur.
Interesat e grupeve të celulave greke brenda komunitetit Çam si të atyre të matanë kufirit dhe të këtyre ketej kufirit ashtu si më 1945,1960 dhe më 1991 kanë arritur të depertojnë në përçarjen dhe sabotimin e aspiratave tona.
Me vjenë keq që e them, por ky është realiteti.
Janë me mijëra të vrarë nga shovinizmat greke më 1913-tën e deri më 1945, kur Çamët u shperngulen nga vatrat e tyre mijëra vjeçare.
Por heroi martir i Çamerisë na paraqitet Teme Sejko. Në programe televizive na flet djali Teme Sejkos per vuajtjet në Çamëri.
Familja Teme Sejkos nuk ka njohur tragjedinë e popullsisë Shqiptare të Çamërisë. Ata janë shperngulur në Sarandë dhe Konispol që në vitin 1919.
Sigurisht patën dramë nga regjimi komunist në vitin 1960-të. Por ishte dramë personale dhe jo dramë nga sakrificat per komunitetin Shqiptar të Çamerisë në Çamëri dhe Shqipëri.
Familja Teme Sejkos, nuk ka asnjë kontribut dhe si rrjedhim asnjë të drejtë të flasi në emër të popullsisë autoktone Shqiptare të Çamërisë.
Më ka ardhur keq shumë, pinjollë të tyre kanë pranuar ti shërbejnë politikave Greke të Shpetim Idrizit.
Çështja Çame nuk është “Çeshtja Teme Sejko”.
Fatkeqësisht, Teme Sejko ishte komunist i betuar nga 200 petritat.
Nuk ka mbajtur qëndrim pozitiv ndaj nacionalistëve Çam të vrarë dhe pushkatuar nga gjyqet komuniste të 1944 -1945.
Ai ndoqi interesat personale. Jam i sigurtë se dhe vetë Teme Sejko nuk do të pranonte të perdorej nga interesat greke sot.
Zëvendësimi i mijëra martirëve të Gjenocidit Grek si heronj të Çamerisë me Teme Sejkon si pérfaqësues i martirizimit Çamëve është sponsorizim i qarqeve dhe shërbimeve sekrete Greke.
Temja me shokë hanin mish qingji dhe pinin raki në Konispol dhe Sarandë kur mijëra e mijëra Çamë vriteshin dhe digjeshin të gjallë.
Prandaj, e them me plotë gojen, sot Teme Sejkon e kërkon greqia dhe sherbimet sekrete greke si hero, për të zëvendësuar gjenocidin grek, shpernguljen e Shqiptarëve të Çamerisë me genocid të shtetit Shqiptar ndaj tyre.
Ky është turpi ynë, të cilin e kanë pranuar dhe intelektualët e sotëm Çamë,
nipërit e të cilëve na valvisin flamurin Grek mes Athinës.
Me këta plehra po perplasemi sot. Martirët e Çamërisë pranuan vdekjen me nder per identitetin e tyre kombëtar shqiptar.
Ju them disa maskarenjve që sot na mburren me nipërit dhe mbesat e tyre se ndjehen grekë, larg duart nga Çamëria.