Polonia ka vendosur t’i dërgoj Ukrainës armë mbrojtëse, tha sot kreu i Byrosë polake për Sigurinë Kombëtare, Pavel Soloh, transmeton Kosova Post
“U mor vendim për dërgimin e armëve mbrojtëse në Ukrainë”, tha Soloh, transmeton RIA Novosti.
Ai shpjegoi se bëhej fjalë për “disa dhjetëra mijëra armë”, pa specifikuar se për cilën armë bëhet fjalë.
Ndaj sulmit të mundshëm të Rusisë kundrejt Ukrainës, po merren masa edhe nga SHBA-ja e cila thuhet se ka përgaditur sanksione ndaj njerëzve të afërt të Putinit, nëse Rusia sulmon Ukrainën.
Ndryshe, Britanai paralajmëron sanksione ndaj bashkëpunëtorëve të Putinit, nëse Rusia do të ndërhynte në Ukrainë/ Kosova Post/