Analisti Xhevdet Pozhari ka thënë se ajo çfarë është parë mbrëmë në tubimin e LVV-së në Skenderaj është se kishte mllef ndaj kryeministrit, Albin Kurti nga disa qytetarë të kësaj komune.
Ai tha se ajo çfarë ka ndodhur në Skenderaj është një ndër pikat më të errëta të fushatës së PDK-së dhe sipas tij kandidati për kryeministër nga kjo parti, Bedri Hamza do të duhej që të distancohej nga ato veprime.
Tutje, kjo pasi sipas tij është parë se ata janë përkrahës të PDK-së.
“Kishte një mllef i cili ushqehet nga partitë dhe nuk duhet që të ishte pjesë e diskursit publik dhe aq më pak të jetë në fushatë. Jetojmë në një shtet demokratik ku secili lider shkon më lirinë e plotë në secilin rajon dhe e prezanton programin e vet. Kjo që ka ndodhur është një ndër pikat më të errëta të fushatës së PDK-së dhe mendoj që Hamza që ka prezantuar këto javë një profil ma ndryshe më serioz të bazuar në shifra duhet që të distancohet, të thotë disa fjalë, pasi aty shihet se janë përkrahësit e PDK-së…”, ka deklaruar ai në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.
Ndryshe, ministrja e drejtësisë, Albulena Haxhiu ka hedhur akuza ndaj nënkryetarit të Skenderajt, Sami Lushtaku, duke pretenduar që ky i fundit ka sulmuar eskortën e kryeministrit Kurti sa ishte në këtë komunë.