Prapë do të ndryshojë rimbursimi i kuponëve fiskalë

Prapë do të ndryshojë rimbursimi i kuponëve fiskalë

Qytetarët e Kosovës që nga viti 2015 kanë mundësi që përmes mbledhjes së kuponëve fiskalë, të fitojnë të holla. Kjo pasi që, me një vendim të Administratës Publike, është mundësuar rimbursimi i kuponëve fiskalë. Mirëpo, sipas ATK-së kjo mënyrë e rimbursimit do të ndryshoj. ?

Në një intervistë për Gazetën Express, Drejtori i Administratës Tatimore, Sakip Imeri ka thënë se fal kampanjës për rimbursim të kuponëve fiskalë tashmë bizneset dhe qytetarët janë vetëdijësuar sa e rëndësishme është funksionalizimi i arkave fiskale.

Sipas Imerit, rimubrisimi i kuponëve fiskalë prapë do të ndryshojë që në vazhdimësi të gjenden forma të reja dhe nxitëse për qytetarët

Rimbursimi i kuponëve fiskalë me metodën aktuale i kushton buxhetit të shtetit 200 mijë deri ne 250 mijë euro, ndërsa me të vjetërën janë rimbusuar mbi 3milion euro. Gjithashtu forma paraprake ka nxitur më shumë qytetatrë të aplikojnë për kupon fiskalë.

E derisa po merren me kampanjën e kuponëve fiskalë, Administrata Tatimore së shpejti do të publikoj edhe listën e borxhlinjve.

ATK gjatë vitit 2017 ka marrë mija aksione, ku prej tyne 245 biznese kryesisht bastore dhe lojëra tjera të fatit janë mbyllur dhe janë dënuar me vlerë prej 1.3 milion euro.

Ndërsa mision i vështirë është menaxhimi i faqeve të internetit të cilët janë shëndrruar në biznese virtuale. Imeri thotë se këtu duhet një bashkëpunim me Doganën e Kosovës dhe pastaj të analizohen mirë rrugët që duhet të ndërmeren që këto biznese të monitorohen dhe po të njejtat t’i kryejnë obligimet tatimore.

Gjithashtu këtë vit, Administrata Tatimore e Kosovës ka shënuar vitin e 18 të funksionalizimit dhe sipas drejtorit të këtij institucioni funksionalizimi i saj ka bërë që ATK të arkoj 5.2 milion hyra.

Drejtori Sakip Imeri ka bë thirrje te qytetarët që bizneset që i shmangen tatimeve të lajmrohen në ATK dhe poashtu po të njejtëve iu ka kërkuar që të mbledhin kupon fiskalë pasi që mundësitë janë që një shumë e të hollave të ju kthehet atyre./GazetaExpress/

You may also like

Gjatë kësaj jave priten tri seanca ndaj Azem Sylës

Pas disa shtyrjeve të njëpasnjëshme, kjo javë përfundimisht