Kandidati për kryeministër nga PDK,Enver Hoxhaj, ka thënë se në qeverisjen e tij për një familje do të ketë nga një mjek dhe do të jepen barnat falas.
Hoxhaj ka shkruar në Facebook, se me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore, PDK në qeveri, do të sigurojë 580 lloje të barnave për personat me sëmundje kronike
Hoxhaj, tutje ka shkruar se menaxhmenti i Spitalit të Ferizajt dhe i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare e mirëpritën planin e PDK-së për rimëkëmbje, me të cilin tha se parashihet edhe rritje e pagave në 30% për mjekë dhe sigurim shëndetësor për të gjithë qytetarët.
Postimi i plotë në Facebook:
Në Ferizaj për ta shpalosur vizionin e rimëkëmbjes së shëndetësisë 🏥. Në qeverisjen tonë do të ketë nga një mjek për çdo familje dhe barna falas 💊. Me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore do t’i sigurojmë 580 lloje të barnave për personat me sëmundje kronike.
Menaxhmenti i Spitalit të Ferizajt dhe i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare 🥼 e mirëpritën planin tonë për rimëkëmbje 📈, ku parashihet edhe rritje e pagave 💶 në 30% për mjekë dhe sigurim shëndetësor për të gjithë qytetarët.
#Shpërndajeni në mbështetje të personelit shëndetësor dhe planit tonë të rimëkëmbjes! 👇GMejdani