Ambasada Ruse në Kabul ka thënë se Presidenti afgan, Ashraf Ghani, është larguar nga vendi me 4 makina dhe një helikopter plot me para’.
Kreu i Shtetit u arratis nga Pallati Presidencial në Kabul ditën e dielë, kur talebanët ishin në periferi të kryeqytetit.
“Për të shmangur gjakderdhjen, mendova se ishte më mirë që të largohesha”, shkroi Ghani në Facebook, në komentin e tij të parë pas arratisjes.
Ndërkohë, një zëdhënës i Ambasadës Ruse në Kabul, Nikita Ishchenko, komentoi për RIA-n këtë largim, duke thënë se rënia e regjimit karakterizohet nga mënyra e arratisjes së Presidentit.
“Katër makina u mbushën plot me para’. U munduan që një pjesë tjetër të parave ta fusnin në helikopter, por jo të gjitha. Disa i lanë në tokë kur ikën”, u shpreh Ishchenko.