Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka biseduar me Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, njofton Kosova Post.
Siç thuhet në komunikatën e presidencës turke, në këto bisedime u diskutua edhe për çështjen e fundit të tensioneve në veriun e Republikës së Kosovës, për të cilën ai tha se dialogu është metoda e vetme për paqen dhe stabilitetin afatgjatë në rajon.
Presidenti turk vuri në dukje se “Turqia është e gatshme të japë kontributin e nevojshëm në procesin e dialogut”.
Ju kujtojmë për këtë:
“Të dashur vëllezër dhe miq, ne kemi një histori të përbashkët të kulturës dhe qytetërimit, mos harroni, Turqia është Kosovë dhe Kosova është Turqi, jemi aq të afërt sa autori i himnit kombëtar turk Meḫmet Akif Ersoy është nga Kosova. nga Peja”, tha Erdogan në Prizren në tetor 2013 para disa mijëra shiptarëve të mbledhur.