Presidenti francez: Nëse ka prova për përdorim të armëve kimike, Franca do ta sulmojë Sirinë

Presidenti francez: Nëse ka prova për përdorim të armëve kimike, Franca do ta sulmojë Sirinë

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, është shprehur se do të urdhërojë sulme në Siri nëse ka “prova të dëshmuara” se qeveria e presidentit Bashar al Asad ka përdorur armë kimike kundër civilëve.

Macron u tha gazetarëve të martën mbrëma se Franca “do të godasë lokacionin ku ato janë lançuar ose ku janë përgatitur”, transmeton aa.

Ai pranoi se shërbimet franceze të inteligjencës nuk kanë prova të nevojshme deri më tani se “armët kimike të ndaluara nga traktatet janë përdorur kundër popullatës civile”.

Franca tha se analizat kimike të një sulmi vdekjeprurës të gazit sarin në Siri prillin e kaluar mbanin “firmën” e qeverisë së Asadit. /KosovaPost/.

You may also like

E pini çdo ditë, por nuk njihni anën e errët të qumështit

Qumështi është burimi më i mirë i kalciumitQumështi