Presidenti gjerman nderon Flutura Kusarin me medaljen `Urdhëri i Meritës`

Juristja e së drejtës së medias Flutura Kusari është nderur me medaljen e `Urdhërit të Meritës` nga presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, përcjell KosovaPost.

Për këtë ka njoftuar në platformën X, ambasadori gjerman në Kosovë, Jörn Rohde, i cili ia ka dorëzuar medaljen Kusarit.

Duke e vlerësuar punën dhe kontributin e saj, ambasadori Rohde ka thënë se Kusari i shërben me përkushtim lirisë së medias dhe demokracisë.

“Urdhri i Meritës për Flutura Kusarin. Duke festuar përkushtimin e saj për lirinë e medias dhe demokracinë në Kosovë dhe më gjerë. Përpjekjet e saj të mëdha pranohen nga prania e Atifete Jahjagës dhe Viola von Cramon, deputetë dhe shoqëri civile. Urime dhe vazhdoni punën e shkëlqyer”, ka shkruar ambasadori gjerman.

 

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Tjera nga rubrika