Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj pritet që sot të qëndrojë në Gjilan.
Begaj do të nderohet me titullin “Qytetar Nderi” i Komunës së Gjilanit. Kjo ngjarje është parashikuar të mbahet me fillim nga ora 14:00 në ndërtesën e kësaj komune.
Policia e Kosovës, njofton se gjatë kësaj vizite, e cila realizohet në Kosovë, do të kujdeset për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe kohës së qëndrimit të delegacionit në Kosovë.