Presidenti kinez Xi Jinping ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky për luftën në Ukrainë, transmeton Kosova Post.
“Dialogu dhe negociatat janë e vetmja rrugëdalje e mundshme”, ishte mesazhi i presidentit kinez Xi Jinping, i cili në bisedën e tij të parë telefonike që nga shpërthimi i krizës ukrainase me homologun e tij Volodymyr Zelensky, donte të nënvizonte se “nuk ka fitues në rast të luftës bërthamore”.
Presidenti kinez Xi Jinping i tha presidentit ukrainas se Kina “ka qëndruar gjithmonë në anën e paqes”, njoftuan mediat shtetërore të mërkurën.
“Për çështjen e krizës në Ukrainë, Kina ka qëndruar gjithmonë në anën e paqes dhe pozicioni i saj thelbësor është të promovojë bisedimet e paqes”, raportoi CCTV të ketë thënë Xi gjatë telefonatës.
Edhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky-i lajmin bëri te ditur nga Zelensky në Twitter se zhvilloi një bisedë telefonike me udhëheqësin e Republikës Popullore të Kinës, Xi Jinping.
“Kam pasur një bisedë telefonike të gjatë dhe domethënëse me Presidentin e Kinës, Xi Jinping. Besoj se kjo thirrje, si dhe emërimi i ambasadorit të Ukrainës në Republikën Popullore të Kinës, do t’i japë një shtysë të fuqishme zhvillimit të marrëdhënieve tona dypalëshe”, theksoi kreu i shtetit.


























